30-vjetori i Deklaratës së 2 Korrikut, Meliza Haradinaj: Heronjtë lindin rrallë, ata jetojnë sa vetë koha

02 korrik 2020 | 11:18

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se 2 Korriku i vitit 1990, shënon kthesen kombëtare, kur delegatët e Kosovës patën nënshkruar “Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut”.

Haradinaj, ka thënë se shqiptarët në rrethana të pavolitshme “ishin zërat e guximit dhe duart që nuk u dridhen ta nënshkruanin, atëherë një deklaratë Kushtetuese”.

“Kujtesë kolektive: 30 vjet nga dita kur u guxua të hidhet gurthemeli i shtetësisë së Republikës së Kosovës. 2 Korrik 1990, shënon datë kthese kombëtare, kur delegatët e Kosovës nënshkruan ‘Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut’, nga ku kërkohej më legjitimja, e drejta për t’u njohur dhe ekzistuar barabartë me të tjerët. Në rrethana skajshmërisht të pavolitshme për shqiptarët në Kosovë, nën tytat e regjimit të kohës së ish-Jugosllavisë, ishin zërat e guximit dhe duart që nuk u dridhen të nënshkruanin, atëherë një Deklaratë Kushtetuese, që rrjedhimisht ishte dhe pikënisje e çlirimit. Heronjtë lindin rrallë, ata jetojnë sa vetë koha”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, 30 vite nga hapja e ambasadave, një ndër ngjarjet…