320 vajza nga Kosova mësuan nga dy trajneret amerikane

23 maj 2019 | 16:46

Prej 16 deri më 21 maj 2019 në Kosovë kanë qëndruar dy trajnere nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ruthie Bolton dhe Chineze Nwagbo.

Ardhja e tyre është mundësuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Departamenti i Shtetit Amerikan në Uashington në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Qëllimi i vizitës së tyre ishte motivimi i vajzave të reja për tu marr me basketboll, sensibilizimi i opinionit në Kosovë në mbështetje të sportit femëror, në këtë rast basketbollit, por edhe motivimi i përfshirjes së komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë në klubet kosovare të basketbollit.

Trajneret amerikane kanë pasur mundësinë që përvojat e tyre ti ndajnë me vajzat e reja të moshës prej 8 deri në 16 vjeç në Graçanicë, Mitrovicë, Prizren, Ferizaj dhe Rahovec. Dhe për gjatë këtyre pesë ditëve sa ka zgjatur ky projekt kanë qenë 320 vajza që kanë marr pjesë në këtë aktivitet, e që ky numër për Federatën e Basketbollit të Kosovës do të thotë shumë për faktin se në aktivitetin e fundit të organizuar në Rahovec për këtë grupmoshë në mars të këtij viti numri i vajzave ka qenë 220 sosh dhe tani brenda dy muajve është rritur për 100 vajza.

Dy trajneret amerikane me këtë rast e kanë vizituar edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës, ku janë takuar me kryetarin Arben Fetahu dhe Sekretaren e Përgjithshme, Elvira Dushku. Të dy trajneret amerikane janë shprehur shumë të kënaqura me interesimin e madh të vajzave për këtë aktivitet, por edhe me punën e madhe dhe serioze që FBK po e bën me gjenerata të reja, e në veçanti për masovizimin e basketbollit femëror.

Duhet theksuar se ky është vetëm një nga projektet e shumta që i kanë implementuar deri më tani së bashku. Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë. Projekti i radhës do të realizohet në muajin qershor kur një grup prej 20 personave do të udhëtojnë për në San Antonio të SHBA-ve, dhe më pas në muajin shtator një grup prej 20 personave nga SHBA do ta vizitojnë vendin tonë.

Biografia e trajnereve amerikane:

Ruthie Bolton, ish-lojtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë për femra, WNBA. Ajo ka luajtur për Sacramento Monarchs, 2 herë ka marr pjesë në WBNA All Star, ka luajtur për kombëtaren e SHBA-ve në Kampionat Botëtor dhe në Lojërat Olimpike, ku edhe ka fituar medalje.

Ndërkaq pas përfundimit të karrierës si basketbolliste, Bolton ka filluar punën si trajnere për ekipe të ndryshme në SHBA, derisa ajo është shumë aktive në programet e Departamentit të Shtetit Amerikan, si dhe është trajnere në kampet e skuadrave më të njohura në NBA, siç është Golden State Warriors.

Chineze Nwagbo, ish-basketbolliste krahas në SHBA ajo ka luajtur në mënyrë profesionale për shumë vite edhe në Evropë, pastaj në Brazil, Kili, derisa katër është shpallur MVP në ligat ku ka luajtur, kurse ajo e ka edhe një paraqitje në Kampionatin Botëror me vendlindjen e saj, Nigerinë.

Aktualisht Chinny punon për NBA në Kinë, në programet bazë të NBA si Junior NBA programet, pastaj për kampet zhvillimore të Basketbollit Pakufij, derisa ka punuar edhe për Atlanta Hawks, NY Knicks, Washington Wizards, si dhe për National Basketball  Players Association. Ajo ka marr pjesë gjithashtu edhe si ligjëruese, trajnere dhe profesoreshë për Departamentin e Shtetit Amerikan, më saktësisht për Zyrën për Arsim, Çështje Kulturore, Programe të Diplomacisë, që është dizajnuar në përpjekje për të bërë bashkë të gjitha bashkësitë globale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është pajtuar me…