35-vjeçarja në Ferizaj sulmon fizikisht një mësimdhënëse, arrestohet nga policia

15 tetor 2021 | 17:04

Policia e Kosovës ka bërë me dije se ka arrestuar një 35-vjeçare në Ferizaj, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht një mësuese në shkollën e mesme të ulët “Naim Frashëri” në Zaskok të kësaj komune.

“Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e duhura dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka  arrestuar personin e dyshuar me inicialet B.P (F/K) e moshës 35-vjeçare, e cila kishte sulmuar personin tjetër viktimën në këtë rast H.L (F/K) e moshës  58-vjeçare, mësimdhënëse në këtë shkollë, duke i shkaktuar lëndime trupore  dhe kishte marr tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Deri të ky lëndim trupor kishte ardhur si shkak , se vajza e të dyshuarës, nxënëse në këtë shkollë kishte marr një vërejtje. E dyshuara , pasi është intervistuar nga policia me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore dhe rasti është iniciuar si ‘lëndim trupor dhe vetëgjyqësi’”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin në mbledhjen e Këshillit të…