Delegacioni i lartë nga Departamenti Energjisë së ShBA-së viziton KEK-un

21 tetor 2020 | 13:12

Një delegacion i lartë nga Departamenti Energjisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Delegacioni 15 anëtarësh i udhëhequr  nga Matthew Zais, zëvendësndihmës i sekretarit kryesor të Departamentit të Energjisë, është pritur dhe shoqëruar nga Luigj Imeri, ushtruesi i detyrës kryeshefit ekzekutiv së bashku me menaxhmentin e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Imeri ka informuar delegacionin rreth proceseve nëpër të cilat po kalon KEK-u, aktiviteteve, investimeve dhe rezultateve të arritura operuese dhe mjedisore përkundër sfidave të moshës së termocentraleve.

Gjatë vizitës në termocentralet “Kosovën A” dhe “Kosova B” delegacioni amerikanë është njoftuar me punët dhe aktivitetet të cilat janë duke u bërë, rezultatet të cilat janë arritur në ngritjen e besueshmërisë dhe stabilitetin e prodhimit të energjisë si dhe përmirësimet mjedisore të bëra duke pasur si objektiva kryesore sigurinë energjetike të vendit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…