36 presona të prekur nga HIV/AIDS-i në Kosovë

30 nëntor 2018 | 13:10

Me rastin e Ditës Botërore të HIV/AIDS-it, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka diskutuar të premten për shkaqet, trajtimin dhe rastet e kësaj sëmundje epidemike në Kosovë si dhe mundësitë e parandalimit të kësaj epidemie.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, ka thënë se diskutimet janë të nevojshme për këtë sëmundje ngase ajo mund të parandalohet.

“Ministria e Shëndetësisë vazhdon të ketë fokus të angazhimit luftën kundër kësaj sëmundje”, ka thënë ai.

Berisha ka theksuar se që nga viti 1986 kur është shënuar rasti i parë në Kosovë e deri më tani ka pasur gjithsej 119 raste, ku prej kësaj sëmundje kanë vdekur 47 persona.

“Kosova konsiderohet si një vend me prevalencë të ulët të kësaj sëmundje. Fakti se prej vitit 1986 kur është shënuar rasti i parë, Kosova ka pasur 119 raste, me 47 të vdekur dhe momentalisht ka 36 pacientë nën mbikëqyrje. Prioritet i ynë duhet të jenë parandalimi i këtyre rasteve”, ka deklaruar zëvendësministri i Shëndetësisë Ali Berisha.

Ndërkaq drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, ka thënë se bota është e përkushtuar për t’i dhënë fund epidemisë së HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem…