Shkon në 41 numri i palestinezëve të vrarë

14 maj 2018 | 15:34

E plotësuar/ Të paktën 41 palestinezë janë vrarë dhe mbi 1 800 janë plagosur nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës, në ditën kur ShBA0ja ka hapur ambasadën amerikane në Jerusalem.

_____________________________________

37 palestinezë të vrarë në ditën e hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem

Së paku 37 palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite, pranë kufirit të Gazës më 14 maj, në ditën kur Shtetet e Bashkuara kanë hapur ambasadën amerikane në Jerusalem.

Lëvizja islamike Hamas, që udhëheq në Gaza prej vitit 2007, ka udhëhequr protesta masive për më shumë se gjashtë javë.

Mbi 50 persona janë vrarë që prej nisjes së protestave.

Shumica e dy milionë banorëve të këtij territori janë pasardhës të refugjatëve dhe protestat janë cilësuar si “Marshi i Madh i Rikthimit”.

Image result for gaza protestsRelated image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pesë persona të cilët kanë qenë të përfshirë në organizimin…