Wengeri largohet në fund të sezonit

20 prill 2018 | 11:59

Tani është zyrtare: Arsene Wenger nuk do të jetë më trajneri i Arsenal në fundin e këtij sezoni. Pas 22-vjetësh në bankinë, francezi bën gati valixhet për t’u larguar nga bankina e topçinjve.

Lajmi është dhënë nga aksionieri që ka mazhorancën në klubin e Arsenal, Stan Kroenke: “Kjo është një nga ditët më të vështira që kemi patur në kaq shumë vite në sport. Një nga arsyet që kemi marrë drejtimin e Arsenalit ishte ajo që Arsene ka sjellë në këtë klub dhe jashtë tij. Jetëgjatësia dhe qëndrueshmëria e tij në nivele kaq të larta të futbollit nuk do të përputhen kurrë. Arsene ka klas të pashembull dhe do t’i jemi gjithnjë mirënjohës. Gjithkush që e do Arsenalin dhe kushdo tjetër që do futbollin do t’i detyrohet atij një borxh të madh mirënjohje”.

Tani për Arsenalin fillon një periudhë e vështirë për gjetjen e emrit që do ta zëvendësojë atë në pankinë. Ato fillojnë nga trajneri i kombëtares gjermane, për të shkuar më pas te Allegri, Conte, Henry dhe së fundmi edhe Vieira.

68 vjeçari mbërriti në Londër më 11 tetor 1996 dhe numëron 823 pankina në drejtimin e Arsenal, ku ka fituat 3 tituj kampion të Anglisdë, 7 Kupa të Anglisë dhe 7 Kupa të Ligës.

Trajneri francez e ka bërë komentin e tij të parë në faqen zyrtare të internetit të klubit: “Pas një arsyetimi të kujdesshëm me klubin, gjykoj se është momenti i duhur për t’u dorëhqur në fundin e sezonit”, deklaroi Wenger. (TCH)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Granit Xhaka nuk e kanë…