41 pacientë me Covid në gjendje të rëndë në spitalin e Pejës

09 shtator 2021 | 12:32

200 pacientë me Covid janë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

Sipas këtij spitali, nga ky numër, 160 janë në oksigjenoterapi dhe tetë pacientë janë duke u trajtuar me CPAP.

41 pacientë të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë në 24 orët e fundit, 19 persona janë pranuar dhe 21 janë shëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten nis sesioni i ri i Kuvendit të Shqipërisë…