41 vjet nga rënia e Tahir dhe Nebih Mehës, Lushtaku: Ata ishin udhërrëfyes për themeluesit e UÇK-së

13 maj 2022 | 16:05

Në nderim të 41-vjetorit të rënies së heronjve Tahir e Nebih Meha, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, bashkëluftëtarë, asamblistë, drejtorë komunal, familjarë e qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në homazhet e organizuara pranë varreve të dëshmorëve dhe pranë busteve të tyre tek kulla në Prekaz.

Kryetari Fadil Nura para të pranishmëve ka thënë se heroizmi i Tahir e Nebih Mehës ishte i jashtëzakonshëm për çka do të kujtohet gjithmonë nga brezat e ardhshëm.

Ndërsa nënkryetari Sami Lushtaku, i ka cilësuar si udhërrëfyes për shumë nga themeluesit e UÇK-së, si dhe tregues se mënyra e vetme për të ju kundërpërgjigjur regjimit serb ishte përmes grykës së pushkës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka akuzuar qeverinë Kurti për armiqësim me…