Kurti lavdëron bordin e ri të ARKEP-it

28 maj 2021 | 14:13

Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar përbërjen e re të bordit të ri të ARKEP, i cili është votuar dje në Kuvendin e Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se me një ekip profesionistësh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, ky është bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë.

Sipas tij, ky bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e këtij sektori.

Postimi i plotë i Kurtit:

Me një ekip profesionistësh e profesionistesh me përvojë në institucione, në industri dhe në akademi, jemi të bindur që ky është Bordi më i kualifikuar që institucioni i ARKEP-it ka pasur ndonjëherë, dhe kemi besim të plotë që ky Bord do të jetësojë vizionin për zhvillimin e sektorit.

ARKEP është rregullator i komunikimeve elektronike dhe postare. Drejt vendosjes së tij në krye të detyrës kushtetuese dhe ligjore, tash kemi përbërjen e re të Bordit të ARKEP të votuar mbrëmë në Kuvendin e Republikës:

Nazim Rahimi – Inxhinier i Postës dhe Telekomunikacionit me 19 vite përvojë në sektorin postar, në ministrinë e linjës dhe ARKEP;

Shkumbin Hamiti – inxhinier i Telekomunikacionit e Informatikës me 17 vite përvojë pune në pozita udhëheqëse në Nokia. Hulumtues në akademi e industri me 12 patente për inovacionet e tij;

Prof. Dr. Lule Ahmedi –Profesoreshë në Universitetin e Prishtinës me përvojë 25 vjeçare dhe dhjetëra publikime ndërkombëtare;

znj. Rrezarta Duraku Ajeti – Inxhiniere e Telekomunikacionit dhe Master në Administrim Biznesi, me 12 vite përvojë pune në Telekomin e Kosovës;

Arijan Qorolli – Ekonomist me 16 vite përvojë pune të analizë tregu në ARKEP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, është shfaqur në…