5 700 euro kushton shkuarja në Haxh
03 qershor 2022
| 17:38
Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka publikuar pakon për shkuarjen në Haxh. Kjo pako kushton 5 mijë e 700 euro.
Në kuadër të pakos hyjnë transporti, ushqimi, vizitat në vendet historike në Medinë e shumë të tjera.
Ndërsa në disponimin e komentuesve vërehet një pakënaqësi për sa i përket shumës së nevojshme, e të cilën e kanë cilësuar shumë të lartë.
Çmimi i pelegrinazhit në Haxh më 2019 kishte kushtuar katër mijë e 150 euro.




