5 të lënduar nga aksidenti mes dy veturave dhe një kamioni në Deçan

29 prill 2024 | 21:04

Një aksident trafiku mes dy veturave dhe një kamioni në fshatin Strellc të Deçanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar për Nacionalen se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Rreth ores 18:19, Policia është njoftuar se në fshatin Strellc ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë dy automjete dhe një kamioni. 5 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente”, tha Gashi.

Pamje nga vendi i ngjarjes:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë është hapur të hënën ekspozita “Ukraina: Një Krim…