51 fermerë të Suharekës përfitojnë fidanë të arrës

21 tetor 2020 | 14:10

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se kanë bërë shpërndarjen e mbi 4 mijë fidanëve të arrës për 51 fermerë të kësaj komune.

Me këtë rast Muharrremaj ka thënë se përkrahja për sektorin e bujqësisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“4 100 fidanë të arrës i janë dhënë 51 fermerëve, si subvencione nga Drejtoria e Bujqësisë. Përkrahja për sektorin e bujqësisë, do të vazhdojë edhe më tutje që t’i stimulojmë në rezultate sa më të mira”, është shprehur Muharremaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, shefja e kabinetit,…