52 familje të Skenderajt që merren me bujqësi përkrahen për sigurimin e ujit

26 maj 2021 | 11:37

Në kuadër të misionit të qeverisjes Jashari në Skenderaj,  për avancimin e bujqësisë si bazë e zhvillimit ekonomik lokal dhe si vazhdimësi e mbështetjes së sektorit të bujqësisë me grante të ndryshme, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka inspektuar nga afër realizimin e projektit që po implementohet për hapjen 52 puseve për ujitjen e kulturave bujqësore.

Kemajl Gjinovci nga fshati Makërmal përveç përfitimit të serrës nga Komuna e Skenderajt dhe IADK-ja ka përfituar edhe hapjen e pusit për ujitjen e saj.

Kryetari Jashari ka vlerësuar se realizimi i projektit për hapjen e puseve në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, përveç mbështetjes së madhe që i jep bujqve në sigurimin e ujit për ujitje gjithashtu është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit, në të gjitha ato fshatra ku është bërë instalimi i rrjetit të ujësjellësit.

“Krahas këtij projekti jemi duke mbështetur familjet skamnore përmes hapjes së puseve për furnizim me ujë të pijshëm në ato pak fshatra ku jemi duke punuar në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit dhe instalimin e kyçjeve individuale”,  ka thënë Jashari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ditë më parë, “Për’puthen” ka rikthyer në studio disa…