540 bimë narkotike asgjësohen në Istog

23 qershor 2023 | 10:56

540 bimë narkotike  të llojit kanabis-sativa janë asgjësuar në Istog nga policia, pasi ishin gjetur dje nëpër hithra dhe shkurre.

Në raportin e policisë thuhet se bimët janë vërejtur se nuk ishin nën përkujdesjen e ndonjë njeriu.

Për këtë rast prokurori kishte rekomanduar që të merren mostrat e bimëve, të fotografohen dhe më pas të asgjësohen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e dashur për publikun, Elvana Gjata, mblodhi mbrëmë shqiptarët…