581 raste aktive me Covid në Gjilan

20 nëntor 13:57

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë takim është bërë me dije se Gjilani ka aktualisht 581 raste aktive me Covid-19, derisa është kërkuar nga qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit, raporton “Epoka e re”.

Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin Covid-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Pejë e ka caktuar seancën gjyqësore ndaj…