Gjykimi ndaj Haki Rugovës caktohet për vitin e ardhshëm

20 nëntor 2020 | 13:56

Gjykata Themelore në Pejë e ka caktuar seancën gjyqësore ndaj kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, për rastin ku ai akuzohet për konflikt të interesit, lidhur me një tender në vlerë prej rreth 300 mijë euro, të cilin sipas prokurorisë, e ka fituar kompania që udhëhiqet nga vëllai i tij, Gani Rugova.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar kryetari i trupit gjykues, Sami Sharraxhiu. I njëjti bëri me dije se seanca ndaj të pandehurit Rugova është caktuar të mbahet më 22 janar 2021, duke filluar prej orës 10:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Sabile Keçmezi-Basha, “Në kohë pandemie nipat e mi s`dalin prej…