6 lojtarë do të largohen nga Reali

05 mars 2019 | 14:40

Ky sezon që po vijojmë është një nga më të dobëtit për Realin e Madridit në vitet e fundi.

Eliminimi nga Kupa dhe ecuria jo e mirë në kampionat kanë bërë nisjen e dështimit deri tani për “Los Blancos”. Padyshim që nëse do të fitonte Ligën e Kampionëve, skuadra e Solarit do të shuante çdo kritikë që është bërë deri tashmë për ta.

Fajin për këtë sezon jo të mirë e ka klubi, trajneri dhe lojtarët. Trajneri me shumë mundësi në fund të sezonit nuk do të jetë në krye të skuadrës. Por sipas spanjolles “AS” nuk do të jenë as gjashtë lojtarë që do të marrin valixhen në dorë dhe do të kërkojnë një shtëpi të re. Bëhet fjalë për Bale, Vajeho, Mariano, Marcelo, Isco dhe Brahim Dias. Të gjithë këta lojtarë ose nuk luajnë pak ose nuk luajnë fare për Realin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka takuar ambasadorin e ri…