61 pacientë me Covid në spitalin e Pejës

16 shkurt 2021 | 10:15

“61 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19”, ka njoftuar spitali i Pejës.

Sa i përket gjendjes së pacientëve: pesë pacientë janë në respirator (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 27 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“8 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 8 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore. 245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3517 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione”, ka njoftuar spitali i Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Udhëtarët e parë që duhet t’i nënshtrohen karantinës nëpër hotele,…