62 pacientë me Covid po trajtohen në Spitalin e Pejës

20 janar 2021 | 09:29

62 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës. 40 prej këtyre pacientëve janë në oksigjeno-terapi, ndërsa nga këta 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Një nga këta pacientë është në CPAP ndërsa dy pacientë kanë arritur të shërohen nga koronavirusi.

“Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 216 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.4 lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme, 1 normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 4 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se 271 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,097 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BLERIM RRECAJ Në taksi   Hip në taksi për të…