630 milionë euro për tri vjet, arsyeja pse Mbappe e zgjodhi PSG-në para Realit

24 tetor 2022 | 12:35

Tashmë është e qartë se përse Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris Saint-Germain (PSG), duke hequr dorë përfundimisht nga Real Madridi.

Sulmuesi francez ishte pranë kalimit në “Santiago Bernabeu”, por e kishte ndryshuar vendimin në momentet e fundit.

Mediat franceze kanë raportuar se kampioni i botës me Francën kishte arsye të forta për të qëndruar në “Parkun e Princave”.

Jo për shkak të klubit më të madh apo të mundësive për të fituar më shumë trofe të rëndësishëm.

Por, për shkak të parave dhe ofertës stratosferike të sheikëve arabë.

Mediumi francez “Le Parisien” i ka zbuluar në detaje benefitet e kontratës trevjeçare të ish-futbollistit të Monacos me parisienët.

23-vjeçari do ta ketë një rrogë bazë prej 72 milionë eurosh në vit.

Më pas, bonusi për nënshkrimin e kontratës është vendosur në shumën prej 180 milionë eurosh, të cilat do të paguhen në tri rata.

Një bonus besnikërie në rritje, do t’i paguhet pas çdo mbylljeje të afatit kalimtar të verës, duke filluar nga 70 milionë euro, për t’u rritur pas një viti në 80 milionë dhe më pas në 90 milionë euro, nëse Mbappe e konsideron mundësinë që të qëndrojë për një sezon tjetër në Paris. Dhe e gjithë kjo e arrin një shifër totale mahnitëse prej 630 milionë eurosh. Të gjithë e dinë tashmë arsyen e qëndrimit të Mbappes në Francë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emin Qajani shpalle te pavlefshme deftesen e Kl VIII, SH.M.U…