65 për qind e punonjësve arsimor në Mitrovicë janë vaksinuar kundër Covidit

26 gusht 2021 | 13:45

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Skënder Avdiu, ka ftuar në takim drejtorët e të gjitha institucioneve edukativo arsimore për të diskutuar rreth përgatitjeve të bëra me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2021/22.

Gjatë këtij takimi drejtorët e shkollave raportuan për përgatitjet që i kanë bërë në shkollat e tyre, si pastrimet e përgjithshme të objekteve shkollore, dezinfektimet, furnizimin me materiale higjienike dhe dezinfektuese, vaksinimet e mësimdhënësve, përpilimet e orareve shkollore sipas skenarëve të udhëzuesit dhe aktivitetet e tjera të ndërmarra.

Ndërsa i drejtori i DKA-së, Skender Avdiu, foli rreth përgatitjeve që i ka bërë MASHTI rreth fillimit të vitit shkollor, si udhëzimin administrativ për kalendarin e vitit shkollor, udhëzuesin për organizimin e procesit edukativo arsimor sipas skenarëve, protokollin për masat anti-Covid, si dhe furnizimin me tekste shkollore.

Drejtori i SHFMU “Nonda Bulka” shprehu pakënaqësinë e tij rreth rrënimit të objektit të kësaj shkolle në pjesën veriore të qytetit dhe fillimit të ndërtimit të universitetit paralel.

Kësaj pakënaqësie dhe këtyre shqetësimeve iu bashkuan të gjithë drejtorët e shkollave dhe DKA-ja dhe kërkuan nga organet kompetente të reagojnë.

Nga ky takim u nxjerrë përfundimi se të gjitha shkollat janë të gatshme të fillojnë mësimin më 1 shtator, ku u theksua se përqindja e punonjësve arsimor të vaksinuar është në rritje e sipër, aktualisht 65 për qind e punonjësve arsimor janë vaksinuar kurse pjesa tjetër e mësimdhënësve i kanë terminët e caktuara dhe pritet të vaksinohen në ditët në vijim.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e organizatës gjermane GIZ të cilët i njoftuan shkollat për procesin e aplikimit dhe përzgjedhjes së dy shkollave të mesme të ulëta, për projektin “Aftësimi për Tregun e Punës” (Fit for Jobs) për mbështetjen e tranzicionit të nxënësve nga shkollat e mesme të ulëta në shkolla profesionale, e pastaj tranzicionin e tyre në tregun e punës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri vende të NATO-s, Holanda, Belgjika dhe Hungaria, thanë se…