67 minatorët e “Trepçës”, bllokojnë punën në minierë

18 nëntor 2020 | 23:20

Gjashtëdhjetë e shtatë minatorët e “Trepçës”, të pakënaqur për mosekzekutimin e pagave, janë̈ ngujuar në minierë.

Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Epoka e re”, kryetari i Sindikatës së “Trepçës”, Gani Osmani.

“Janë rreth 67 minatorë që janë brenda. Ata po i kërkojnë mjetet e vonuara nga qeveria, sot është datat 20-të, kurse ata kishin për t’i paguar këstet e kredisë deri me datën 10. Ata janë të vendosur që mos të dalin jashtë pa i marrë pagat”, u shpreh ai.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve i…