728 raste të reja me Covid dhe  1 156 të vaksinuar

17 janar 2022 | 14:58

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 728 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 99 persona.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë  dhënë 1 156 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 717 379 doza të vaksinës. Deri më sot 796 246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 33 156 doza përforcuese dhe 2 169 doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 5 297 testime, 728 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 750. Në total numri i rasteve aktive është 5.118”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Zelandës së Re kanë dërguar një avion për…