74 për qind e shqiptarëve duan krijimin e një shteti të përbashkët Shqipëri-Kosovë
30 mars 2023
| 12:11
74 për qind e shqiptarëve janë dakord për krijimi e një shteti të përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës, sipas një sondazhi të bërë nga Instituti Italian “Piepoli” në bashkëpunim me “Report TV”.
Derisa përgjigjet pro bashkimit janë brenda parashikimeve, interesant është fakti se 14 për qind e të anketuarve janë shprehur se nuk janë aspak dakord për bashkimin.
Shumë sondazhe të ngjashme janë bërë vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë, të cilat kanë dëshmuar se qytetarët e të dyja vendeve në shumicë janë dakord me bashkimin kombëtar. Tema e bashkimit kombëtar është gjithmonë e pranishme edhe në debatet politike në të dy vendet.