77-shi i PDK-së, Besim Hoxha takon 82-shin, Haki Morinën: Na bashkon synimi për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve
16 maj 2026
| 22:35
Kandidati për deputet nga diaspora i PDK-së, Besim Hoxha, i cili garon me numrin 77, ka zhvilluar një takim me bashkëatdhetarin dhe ish-të burgosurin politik, Haki Morina, kandidat tjetër për deputet që garon me numrin 82 në zgjedhjet e 7 qershorit.
Hoxha ka theksuar se, ndonëse të dy janë në garë për deputetë, i bashkon i njëjti synim: mbrojtja dhe avancimi i interesave të qytetarëve të Kosovës.
“Sot pata një takim me bashkëatdhetarin dhe ish-të burgosurin politik, Haki Morina. Edhe pse të dy jemi në garë për deputet, na bashkon i njëjti synim: të mbrojmë dhe avancojmë interesat e qytetarëve tanë në Kosovë”, ka shkruar Hoxha.
Ai po ashtu ka shpërndarë sloganet e fushatës së PDK-së dhe numrat e kandidatëve në garë.




