
79 raste të reja me Covid-19, Prishtina prin me 40 raste
30 qershor 2020
| 23:29
Prishtina po vazhdon të jetë epiqendër e përhapjes së Covid-19, teksa sonte raste të reja janë paraqitur edhe në Vushtrri dhe Fushës Kosovë.
“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Po ashtu, sot janë shëruar edhe 71 pacientë të tjerë.