Kroacia heq karatinën 14 ditore për shtetasit e Kosovës

30 qershor 2020 | 23:24

Kroacia e ka hequr masën e izolimit 14-ditëshe, për personat që hyjnë nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, njëherësh kreu i Shtabit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, Davor Bozhinoviq, tha se vendimi vlen për udhëtarët që e përdorin territorin e Kroacisë për të kaluar tranzit, pastaj për turistët, studentët, transportuesit e mallrave dhe punonjësit ndërkufitar.

Turistët duhet të kenë të paguar një aranzhman turistik.

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe shtetasit e vendeve të treta me lejeqëndrime afatgjate në BE, nuk i nënshtrohen asnjë kufizimi, përveç detyrimit për të respektuar masat epidemiologjike, shkruan blic.

Kufizimet janë hequr gjithashtu për shtetasit kroatë që hyjnë në Kroaci nga njëra prej këtyre katër vendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edon Zhegrova do të kthehet në Belgjikë te Genk. Portali…