8 Marsi, Krasniqi kërkon më shumë angazhim për të drejtat e grave

08 mars 2024 | 14:21

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ua ka uruar të gjitha grave festën e 8 Marsit.

Ai ka thënë se “angazhimi dhe solidariteti për të përforcuar zërat e grave, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke punuar pa u lodhur për të krijuar një shtet ku çdo grua vlerësohet, respektohet dhe fuqizohet për të përmbushur potencialin e saj është obligim dhe detyrë e secilit prej nesh”.

“Sot, derisa shënojmë arritjet dhe qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të grave të vendit tonë – është tejet e rëndësishme që të mos përkufizojmë të drejtat e tyre vetëm në simbolikat e 8 Marsit.  Në vend të kësaj, le të shfrytëzojmë këtë ditë si mundësi për t’u ripërkushtuar ndaj luftës së vazhdueshme për barazi dhe drejtësi, jo vetëm sot, por çdo ditë të vitit – dhe po, edhe në 365 ditët e këtij viti. Angazhimi dhe solidariteti për të përforcuar zërat e grave, duke mbrojtur të drejtat e tyre dhe duke punuar pa u lodhur për të krijuar një shtet ku çdo grua vlerësohet, respektohet dhe fuqizohet për të përmbushur potencialin e saj – është obligim dhe detyrë e secilit prej nesh. Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tryezën e diskutimit rreth nismës ligjore lidhur me ndryshimin…