80 vjeçari goditet nga vetura në Vragoli, është në gjendje të rëndë

01 tetor 2022 | 12:56

Një i moshuar, rreth 80 vjeçar, është goditur nga vetura në magjistralen Prishtinë-Pejë konkretisht në fshatin Vragoli.

Këtë rast e ka konfirmuar për Klankosova.tv policia e rajonit të Prishtinës të cilët njoftuan se këmbësori rreth 80 vjeçar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Në ora 11:21, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Vragoli. Njësia policore që i është përgjigjur rastit njofton se një veturë ka goditur një këmbësor, rreth 80 vjeçar. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-në”.

Klankosova.tv ka biseduar edhe me drejtorin e Klinikës Emergjente, Naser Syla, i cili njoftoi se gjendja e të moshuarit është shumë e rëndë.

“Pak minuta më parë e kemi pranuar për tretman mjekësor të moshuarin. Gjendja e të moshuarit është shumë e rëndë dhe është duke u bërë gati për ekzaminimet e mëtejshme”, tha Syla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë gjetur dy vajzat nga Peja E.B dhe L.N të…