85 aktakuza kundër 104 personave në 24 orët e fundit

26 nëntor 2020 | 12:09

Prokurori i Shtetit la njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetepesë (85) aktakuza, kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar shtatë (7) persona të dyshuar.

Gjithashtu, ky institucion ka njoftuar se janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër (4) personave të dyshuar dhe një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hasan Jashari Sot vendi ynë gjendet në një situatë…