‘87 për qind e shqiptarëve mendojnë se Kosova s’duhet të dialogojë me Serbinë pa prezencën amerikane’

02 gusht 2020 | 16:08

Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike (IAMN) ka bërë një analizë dhe hulumtim të gjendjes aktuale politike lidhur me dialogun Kosovë – Serbi me mbështetjen e Brukselit.

Ky institut, i cili drejtohet nga Fatmir Sheholli, ka theksuar se procesi i rifilluar i dialogut pas plotë 20 muajve suspendimi është duke zhvilluar në rrethana shumë të pafavorshme për Kosovë.

“Në skenën politike kosovare nuk kemi konsensus as politik e as shoqëror rreth dialogut. Opozita kosovare (LV dhe PDK) deri tani nuk kanë treguar kurrfarë shenje të bashkëpunimit rreth kësaj teme, bile edhe parti të pushtetit aktual (AAK) po tregohen dyshuese rreth dialogut! Në këto rrethana, kur kësaj i shtojmë edhe propozim aktakuzat të prokurorisë së Dhomave të specializuara në Hagë ndaj presidentit të shtetit dhe kryetarit të PDK-së, shohim që gjendja e shtetit të Kosovës është shumë e lënduar! Parashtrohet pyetja në emër të kujt po dialogun kryeministri Avdullah Hoti. Realisht, kryeministri Hoti po dialogun me Serbinë në emër të qeverisë që ai po e udhëheq ( LDK+AAK+ Nisma+ AKR+ Lista Serbe + komunitetet e tjera) ai vet. Mirëpo parashtrohet pyetja a e përfaqëson kryeministri Hoti në këto bisedime në Bruksel edhe Liste Serbe!? Hulumtimi jonë, tregon se Kryeministri Hoti nuk përfaqëson mendimin dhe vendimin politik të Listës Serbe, që d.m.th. se de facto Avdullah Hoti nuk përfaqëson shumicën e thjesht parlamentare, por përfaqëson vetëm mendimin e më së shumti 50 deputetëve të parlamentit të Kosovës, bile nga njëherë ( përkujtojmë deklaratat e kreut te AAK) as edhe 40 deputetë!”, është thënë në analizën e IAMN-së, duke shtuar se LDK-ja e ka të detyrueshme ta konsultojë njërën nga partitë opozitare për çështjen e dialogut.

“Ky moment shumë delikatë na shpie të konkludojmë që kësaj qeverie i nevojitet pashmangshëm dhe gjithsesi një partner i fuqishëm politik nga opozita! PDK-ja tregoi se kur është interesi nacional (rishikimi i buxhetit) atëherë del mbi interesa të veta partiake dhe i nënshtrohet popullit! Tash, LDK-ja si kryesuese e qeverisë aktuale është e detyrueshme dhe obliguese që njërën prej dy partive opozitare, e pse jo mundësisht të dyja (PDK dhe LV) t’i konsulton dhe të bisedojë hapur për mundësin e krijimit të një konsensusit të gjerë politik për ballafaqim me Serbin! Zoti Hoti është kryeministër por nuk është lider partiak dhe realisht nuk i takon atij që të thërras takime të ‘Forumit politik’ për krijimin e një uniteti politik! Është më se e nevojshme që këtë iniciativë ta merr presidenti i vendit që edhe pse në situatë çfarë është duhet të tregojë vendosmëri në këto rrethana për të treguar unitet kombëtar!”, është thënë në analizën e IAMN-së.

Instituti për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike (IAMN) nga 20 qershori deri më 25 korrik të këtij viti ka realizuar hulumtimin me në 1 001 respodentë shqiptarë, ku nga i cili ka rezultuar se 87 për qind e të anketuarve mendojnë që Kosova nuk duhet fare të dialogojë me Serbinë pa prezencën amerikane.

“13 për qind mendojnë se duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel! Tash mbetet që qeveria aktuale të gjejë formulën adekuate shtetërore për më tutje!”, është thënë në analizën e IAMN-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani dështoi të shpallet kampion në IPKO Superligë dhe të…