Ambasada e Hungarisë ndan bursa për studentët e Kosovës

09 janar 15:53

Ambasada e Hungarisë në Kosovë ka hapur afatin e aplikimit për bursa për studentët e Kosovës, të cilët dëshirojnë të studiojnë në universitetet hungareze. Sipas një njoftimi për medie të ambasadës hungareze, afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 16 shkurt.

“Ju njoftojmë se periudha e aplikimit për programin e bursave Stipendium Hungaricum për vitin akademik 2018/2019 ka filluar. Përmes këtij programi, 50 bursa do t’u ndahen studentëve nga Republika e Kosovës në programet BA, MA dhe PhD”, thuhet në njoftim.

Deri më tani në Hungari ndodhen 70 studentë të Kosovës, të cilët janë duke studiuar në këtë shtet.

Ambasada e Hungarisë në Kosovë tregon edhe për mundësinë e aplikimit. “Studentët aplikues duhet të kenë parasysh që aplikimi duhet të bëhet online dhe vetëm nëpër PC ose Tablet, jo përmes Smartphonëve. Afati për aplikim është 16 shkurt 2018, ndërsa të gjitha detajet teknike lidhur me aplikimin ose marrjen e informacioneve përkitazi me këtë mundësi mund t’i gjeni në websajtin e shënuar më poshtë: www.stipendiumhungaricum.hu”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre persona janë lënduar nga zjarri i djeshëm që e…