9 milionë euro për kontrata njëburimore, vjen reagimi i Durmishit

18 prill 2022 | 17:57

Shefi i Grupit Paralamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë një konference për media ka thënë se Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi, për një vit, kanë nënshkruar 42 kontrata njëburimore, apo 42 kontrata të negociuara, pa konkurrencë dhe vlera e tyre në total arrin mbi 9 milionë euro.

Kësaj akuze i është përgjigjur zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, duke theksuar se “përpjekja e PDK-së për të na bërë të dukemi si ajo vet është e dobët dhe e dështuar”.

“Kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë. Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me rradhë”, ka shkruar Durmishi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Përpjekja e PDK-së për të na bërë të dukemi si ajo vet është e dobët dhe e dështuar

Kjo mënyrë e qeverisjes së drejtë, si duket po ju pengon shumë atyre që nuk lanë asnjë të zezë pa e bërë. Asnjë shkelje të ligjit nuk e kemi bërë, e nuk e kemi asnjë aferë korruptive, e për më shumë kujdesemi në maksimum për paranë publike, gjë që është e pa kuptueshme për qeverisjet e kaluara e sidomos për PDK-në, që e zhvatën shtetin për vite me rradhë.
Është vetëm një kontratë e negociuar e lidhur nga MMPHI-ja, për projektin e “Zgjatjes së pistës së airoportit Adem Jashari”, projekt ky i ndërprerë për shkak të pandemisë. Sot pista e aeroportit është e zgjatur, janë instaluar mjete navigimi që aeroportin tonë e bëjnë më të sigurtin në Ballkan.
Të gjitha kontratat tjera janë të nënshkruara nga qeverisjet e kaluara, me gabime të mëdha, në projekte, paramasa, pozicione të pa parashikuara e duke lënë gjithëmonë hapësirën për penallti, pra ku Ministria obligohet të paguaj dëmshpërblime milionëshe pa asnjë punë të kryer. Dhe ndërkohë në teren përballemi me një gjendje jo të mirë të rrugëve për shkak të punimeve të ndërprera. Në mënyrë që ti përfundojmë këto kontrata kemi nënshkruar aneks kontratat për punë shtesë, të gjitha sipas legjislacionit në fuqi dhe në përpikëshmëri me të.
Shtrohet pyetja se kush janë këta që po akuzojnë e që po shpifin? PDK, që nuk ka lënë gjë pa bërë duke abuzuar me pushtetin. Vetëm një dëshmi po u’a jap që e tregon se si qeverisim ne me vendin tonë dhe se sa kujdesemi për paranë publike. Mirëmbajtja verore e dimërore për rrugët regjionale e nacionale qeverisjeve të kaluara ju ka kushtuar 19 milion euro në vit. Kurse në qeverisjen tonë për një vit për rrugët e njejta vetēm 9 milion euro. Edhe më lirë e natyrisht edhe më mirë. Kjo parti është në hall me xhepin e saj që e kishte të lidhur me buxhetin e shtetit. Qeverisja e keqpërdorimit të buxhetit të shtetit ka marrë fund dhe nuk kthehet më.
Natyrisht që për të gjitha këto shpifje ne do të ngrisim padi në organet e drejtësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky ka zhvilluar ditën e sotme…