9 veta ndërruan jetë, 193 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

17 qershor 2020 | 18:29

Maqedonia e Veriut regjistron një rekord tepër të zymtë në pandeminë koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 193 raste të reja me Covid-19 nga rreth 1400 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Numri më i lartë i të infektuarve u raportua në Shkup me 140 të tillë. Në 24 orët e fundit, Covid-19 u mori jetën 9 personave, ndërsa janë shëruar dhe 46 pacientë.

Që prej shpërthimit të pandemisë, Maqedonia e Veriut ka regjistruar mbi 4400 të infektuar me koronavirus, 210 viktima dhe 1803 të shëruar. Rastet aktive janë më shumë se 2400.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës është kualifikuar në finale të Kupës, pasi…