9 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

13 mars 2024 | 11:37

Me 13 mars të vitit 2015, Kombëtarja e Kosovës në basketboll u bë anëtarja e 215-të e FIBA-s.

Megjithatë, dyert për pranim të plotë të basketbollit të Kosovës u hapën në momentin që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar njohu Komitetin Olimpik të Kosovës.

Delegacioni i prirë nga kryetari i atëhershëm Erolld Belegu, në përbërjen e të cilit ishin Leart Hoxha – Sekretar i Përgjithshëm, Arben Fetahu e Valton Bilalli dorëzoi aplikacionin për anëtarësim në FIBA më 5 shkurt 2015.

Përgjigja erdhi më 13 mars, pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të FIBA, që me votim unanim e pranoi Federatën e Basketbollit të Kosovës si anëtaren e vet të 215-të.

Pranimi në FIBA i mundësoi Kosovës përfaqësim ndërkombëtar pas një çerek shekulli izolim dhe hap mundësi të zhvillimit të basketbollit që Kosova nuk i pasur asnjëherë.

Përndryshe, Kosova në ranglistën e re të FIBA-s renditet në pozitën e 79-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit, por…