Rrahmani: Largohemi nga Liga e Kampionëve me kokën lart

13 mars 2024 | 11:35

Mbrojtësi Amir Rrahmani shënoi golin e vetëm të Napolit, por që nuk ishte i mjaftueshëm për tu kualifikuar në çerekfinale. Napoli pësoi humbje nga Barcelona me rezultat 3-1, por Rrahmani ka thënë se ata largohen nga gara më e fortë me kokën lart.

“Largohemi me kokën lart, sepse luajtëm në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe sulmuese, edhe nëse mund të kishim bërë më mirë në golat e tyre dhe të kishim shënuar golin e barazimit”, ka thënë Rrahmani për “SportMediaset”.

“Fatkeqësisht, nëse nuk i shfrytëzoni shanset tuaja kundër kundërshtarëve të fortë, do të detyroheni të paguani për këtë. Ne u përpoqëm të përdornim një presion të lartë, por në të vërtetë nuk funksionoi, përkundrazi i lejoi Barcelonës të kishte disa kundërsulme. Nuk kemi bërë presion në mënyrë efektive”, ka shtuar Rrahmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë…