Hoxhaj, kritika për qeverinë Kurti për sjelljen me amerikanët dhe evropianët

13 mars 2024 | 11:31

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti në raport me sjelljen që tregon me amerikanë dhe evropianët.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Hoxhaj, ka thënë se sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me ShBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore.

“Sjellja e Qeverisë së Kosovës në raport me amerikanët dhe evropianët tregon që ajo është shumë e dobët për një ambicie të vërtetë politike dhe shumë e fort për një krenari boshe naive, ku sot pas agresionit në Banjskë, duhet të ishte një kryetemë në tavolinë, një marrëveshje bilaterale e sigurisë me SHBA-në dhe anëtarësim në NATO me shtetet perëndimore!”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonid Volkov, një ish-ndihmës i afërt i liderit të ndjerë…