Besnik Osmani jep dorëheqje nga kryetari i Degës së LDK-së në Fushë-Kosovë

02 korrik 2026 | 13:12

Kryetari i Degës së LDK-së në Fushë-Kosovë, Besnik Osmani, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë vendim e ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin e kësaj komune, Ali Topalli.

Ai ka bërë me dije se deri te ky vendim Osmani ka ardhur pas rezultateve jo të mira të degës në zgjedhjet e fundit.

“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar ai, raporton EO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kupa e Botës 2026 mund të hyjë në histori si…