
90-shi i AAK-së, Lahi Brahimaj në Gjakovë dhe Klinë: Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar
Kandidati i AAK për deputet, Lahi Brahimaj ka thënë se në lagjet e Gjakovës dhe të Klinës vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim.
Ai në Facebook tha se mbështetja e qytetarëve është energji shtytëse për realizimin e projektit kombëtar që është anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO.
Në çdo lagje të Gjakovës dhe në çdo bashkësi lokale të Klinës, vërehet vendosmëria e qytetarëve për ndryshim. Takimet e përzemërta me banorët e lagjeve të Gjakovës; Bllok i Ri, Çarshi e Vogël e Gece, si dhe me bashkësinë lokale të Sferkës së Gashit në Klinë, dëshmojnë fuqishëm se Kosova Fituese është zgjedhja e popullit.
Bashkë me qytetarët po ndërtojmë një vizion të qartë për një Kosovë më të fortë, më të sigurt dhe më të begatë. Mbështetja juaj është energji shtytëse për realizimin e projektit tonë kombëtar – anëtarësimin e drejtpërdrejtë në NATO përmes Planit Aksional, për një të siguri të përhershme dhe jetë më të mirë për të gjithë.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣