912 pacientë me Covid po trajtohen në QKUK

05 prill 2021 | 13:45

Në klinikat Covid të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, të cilat trajtojnë pacientë me Covid, sipas raportit të punës për datën 3 prill 2021, janë të hospitalizuar 912 persona.

“747 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë. 78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.
34 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 736 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë”, është bërë me dije në njoftimin e QKUK-së

Në QKUK janë të shtrirë 366 pacientë:

15 në gjendje të rënduar
310 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
321 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave
Klinika Infektive, 115 pacientë
Klinika Infektive II (mjekësia sportive), 84 pacientë
Klinika Infektive III (Interno), 54 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 86 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 paciente
Mjekimi Intensiv – COVID, 15 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 546 pacientë:

19, në gjendje të rënduar shëndetësore
437, të konfirmuar pozitivë
415, me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 118 pacientë
Spitali i Gjakovës, 93 pacientë
Spitali i Pejës, 88 pacientë
Spitali i Gjilanit, 115 pacientë
Spitali i Ferizajt, 63 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 25 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, së bashku…