930 tërmete ndodhën në Shqipëri për një muaj

09 gusht 12:50

Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik.

Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës riter, shkruan “Dita”.

Sipas sizmologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Pra vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin.

Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intensitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë.

Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka vlerësuar se…