Britania kundërshton ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi

09 gusht 2018 | 12:46

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka vlerësuar se thirrjet për ndryshim të kufijve të Ballkanit mund të sjellin destabilizim.

“Ne besojmë se thirrjet për modifikim të kufijve nacionalë mund të jenë destabilizues”, është thënë në përgjigjën e Ambasadës së Britanisë së Madhe për “Radion Evropa e Lirë”.

Sipas kësaj ambasade, normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë është vendimtare për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Ambasada britanike ka bërë me dije se njohja reciproke në mes të dy vendeve duhet të jetë brenda kufijve të tashëm.

“Ashtu siç kemi qenë gjithmonë të qartë, normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është vendimtar për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e të dyja vendeve dhe rajonit në tërësi. Qeveria britanike beson se kjo duhet të jetë në bazë të njohjes së vendeve të pavarura brenda kufijve të tashëm. Ne vazhdojmë ta mbështesim dialogun të lehtësuar nga Bashkimi Evropian me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me të cilët përfitojnë të dy vendet”, është më tutje në përgjigjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se angazhohet…