931 të vaksinuar në 24 orët e fundit në Kosovë

01 janar 16:51

931 është numri i të vaksinuarve kundër COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Numër ky më i vogël se një ditë më parë, ku ishin dhënë mbi dy mijë doza.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.674.509 vaksina kundër COVID-19.

Deri më sot 783 mijë e 74 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq sot është shënuar një rast vdekjeje nga ky virus, e nga 3 mijë e 482 testime të bëra, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Papa Françesku bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës ndaj…