96 vjet më parë lindi promotori i lëvizjes çlirimtare të Kosovës, Metush Krasniqi

19 gusht 2022 | 16:01

Shkruan: Izmi Zeka

Sot bëhen 96  vjet kur lindi intelektuali, ideologu dhe promotori i lëvizjes çlirimtare të Kosovës Metush Krasniqi.

Për të njohur rrugën deri te çlirimi i Kosovës lexoni jetën dhe angazhimin e Metush Krasniqit atëherë mund të dini se sa e shtrenjtë është liria

Duke i bërë një syzhe parimeve themelore te zhvillimit politik të pas LDB-së, në relacion me përpjekjet qofshin të një dinamike të vogël, nacionalizmi apo identifikimi i një pjese me lëvizjet progresiste kombëtare, proceset drejt mendimit të qartë politik, marrin të mbarën.

Nga kjo filozofi që udhëhiqej nga një gjeneratë e re, ishte mbase krejt e qartë se edhe krijimi i segmenteve të mëvonshme dhe përpjekjet politike gjatë luftës, paraqesin pjekurinë që i dha Kosovës një rrugë krejt të re. Lufta si çlirimtare, e mishëruar me pjekurinë politike në Kosovë, filloi nga vetë idealistët dhe përfundoi nga një ide që u mishërua me veprime të përgjithshme për ti dhënë kahe procesit dhe krijimit të shtetit. Është në preferencat dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve se lufta në Kosovë i dha fund shtypjes në Ballkan.

Nga përfytyrimet e mëvonshme dhe nga shumë sentenca, nacionalizmi kosovar i shprehur në idealizëm, solli përfundimin shekullor në një robëri shekullore. Ky konceptualitet mbi idealizmin mbështetet mbi diskursin e flijimit apo më thjesht vetëflijimit për një qytetërim si popujt tjerë.

Përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për të krijuar shtet, datojnë që nga kohërat e lashta. Dhe kjo përpjekje e shqiptarëve gjithherë pati objektiv kryesor masivizimin e luftës çlirimtare, që në një mënyrë të krijohet mundësia për të krijuar bërthamat e një ushtrie çlirimtare mbi bazën e standardeve dhe rregullave universale botërore.

May be an image of 1 person May be an image of monument and outdoors

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shifrat e reja sugjerojnë se Shtetet e Bashkuara janë ende…