98 raste aktive me Covid në Kosovë

18 korrik 2021 | 10:46

Të shtunën, Kosova regjistroi dy raste të reja me koronavirus, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Numri i rasteve të reja, del pas testimit të 1.944 mostrave. Ndërkaq, gjatë 24 orëve janë shëruar tre pacientë.

Që prej marsit të vitit 2020, e deri më 17 korrik, Kosova ka regjistruar 107.894 raste me koronavirus. Prej tyre, 2.264 persona kanë vdekur dhe 105.531 janë shëruar.

Aktualisht në Kosovë raste aktive janë 98.

Ndërkaq sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orë janë administruar 12.430 doza të vaksinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në këtë sezon, asnjë futbollist nuk do ta bartë numrin…