Haradinaj në Koshare: T’i ruajmë aleancat që të mos na përsëritet historia
Lideri i AAK-së dhe ish-komandanti i UÇK-së në Dukagjin, Ramush Haradinaj, ka thënë sot në Koshare se pikërisht në këtë ditë, kur nisi Beteja e Koshares është thyer miti i “Jugosllavisë së pathyeshme”, dhe me të kufiri shqiptaro-shqiptar.
Ai nga atje ka bërë kërkesë që Kosova t’i ruajë aleancat me ndërkombëtarët në mënyrë që të mos përsëritet historia.
“Në këtë ditë janë thy mitet se nuk thyhet Jugosllavia. U thy miti ma i keq: ajo që i ndante zemrat tona, kufiri shqiptaro-shqiptar”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se asnjë nuk do ta harrojnë sakrificën e dëshmorëve.
“Me pak ditë lufte, u vra ni numër kaq i madh i luftëtarëve në vijën e frontit, drejtpërdrejt në luftime. Besoni, është ndryshe kjo dhe e veçantë”.
“Në këtë ditë u bashku edhe Kushtetuta e Kosovës e shtetit tonë”.
“S’do ta harrojmë historinë dhe s’do t’i përsërisim rrugët e së shkuarës”.
“Nëse dimë me forcu aleanca, nuk përsëritet historia. Një thirrje nga ky vend që ka bërë histori: T’i ruajmë aleancat”, ka thënë Haradinaj në Koshare.



