Mungesa e Hotit në mbledhjen e LDK-së, deklarohet Mustafa: Ka pasur një obligim, ka njoftuar me kohë
10 prill 2025
| 15:15
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka mbajtur mbledhjen e parë të grupit parlamentar të LDK-së, me deputetët e rinj të zgjedhur.
Për këtë takim ka njoftuar vetë i pari i kësaj partie Lumir Abdixhiku.
Megjithatë, vëmendje nga kjo mbledhje ka marrë mungesa e ish-kryeministri Avdullah Hoti, i cili s’ka marrë pjesë fare në takim.
Për këtë, është deklaruar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili ka deklaruar se Hoti ka njoftuar me kohë mungesën për shkak të një obligimi.



