Kryediplomatja amerikane në Kosovë, Anu Pratipati, viziton Devolli Corporation, pritet nga Shkëlqim Devolli

15 prill 2025 | 18:16

E ngarkuara me Punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Pratipati, ka qendruar sot në ambientet e Devolli Corporation në Pejë.

Diplomatja amerikane ka vizituar fabrikën e kafesë “Prince Cafe” ku është pritur nga Shkëlqim Devolli me bashkëpunëtorë.

Aksionari Devolli ia ka treguar diplomates procesin e punës në fabrikë, si dhe aktivitetin e përgjithshëm të Devolli Corporation.

Aty është diskutuar edhe për bashkëpunimin e njësive të korporatës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë fushën e dyshekëve, patundshmërisë dhe kafesë.

Diplomatja Pratipati ka folur për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve amerikane dhe atyre kosovare, duke e marrë shembullin e kompanive të Devollit.

Sipërmarrësi Devolli e ka falenderuar përfaqësuesen e shtetit amerikan, duke e ftuar që ta vizitojë edhe Comoditan në Gjakovë dhe M&Sillosi në Rahovec.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i të drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka deklaruar se…