‘Ylli i javës’, Tusha: Synojmë titullin dhe Kupën

18 prill 2025 | 14:51

Çmimi “Ylli i javës” nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall i ka takuar futbollistit të FC Drita, Veton Tusha, i cili shënoi dy golat në fitoren 2-0 të Dritës në ndeshjen e radhës kampionale kundër FC Prishtina.

“Pas ndeshjes në Kupë, që nga minutat e para nuk ishte ekipi ynë siç jemi mësuar ta shohim. I jemi qasur ndeshjes kampionale me ritmin që e kemi gjithmonë, dhe për ndeshjen kampionale ishim me 100% të potencialit të ekipit tonë. Atmosfera te FC Drita është e mrekullueshme; si lojtarët, stafi teknik, mjekët dhe ekonomët, kemi harmoni shumë të mirë në grup. Përveç titullit kampion, kemi synim edhe fitimin e Kupës së Kosovës”, ka thënë Tusha.

“Jam shumë i lumtur që jam shpallur Ylli i javës dhe të gjitha meritat i takojnë bashkëlojtarëve dhe stafit të trajnerëve. Shpresoj që do t’i arrijmë synimet tona dhe nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka shtuar Tusha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Departamentit për Politika dhe…